McGregor e quan homofobik Khabibin - Gazeta Express
string(34) "mcgregor-e-quan-homofobik-khabibin"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2021 11:13

McGregor e quan homofobik Khabibin

Sporte tjera

Gazeta Express

10/05/2021 11:13

Në një kohë kur duhet të jetë duke u përgatitur për luftën me Dustin Poirier në trilogjinë më të shumëpritur në UFC, Conor McGregori shkaktoi stuhi në rrjetet sociale me komentet drejtuar Khabib Nurmagomedovit.

McGregor e ka quajtur homofobik Khabib Nurmagomedovin në një postim që më vonë e fshiu në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Postimi i luftëtarit irlandez kishte të bënte me luftën mes tij dhe Khabibit në vitin 2018.

“Vërtet e pistë. Ky djalosh mbahej në mua duke iu qarë gjyqtarit se unë po i shkelja rregullat”, shkroi McGregor.

Në një reagim tjetër, McGregor iu përgjigj pretendimit të një ndjekësi se ai e kishte mbajtur prej rrobave Khabibin.

“Nuk po e mbaja prej shorceve. Po ia fusja gishtat në bythën homofobike. Shikoja fytyrën e lumtur këtu. Atij i pëlqeu”, shkroi McGregor. /Gazeta Express/