Mbyllet xhiroja e parë në Superligën A në volejboll, këto janë rezultatet - Gazeta Express
string(72) "mbyllet-xhiroja-e-pare-ne-superligen-a-ne-volejboll-keto-jane-rezultatet"

Mbyllet xhiroja e parë në Superligën A në volejboll, këto janë rezultatet

Sporte tjera

Gazeta Express

02/10/2022 23:46

Java e parë në Superligën A, meshkujt, është mbyllur me tri ndeshjet që u zhvilluan të dielën mbrëma.

Fillimisht Skenderbeu mposhti Ferizajn në një përballje tejet të fortë dhe të baraspeshuar.

Lexo Edhe:

Ferizaj në setet që i fitoi tregoi vetmohim të pashoq, por Skenderbeu dominoi fuqishëm tre setet tjerë, të cilat eventualisht ia siguruan fitoren dhe pikët e para.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Peja fitoi bindshëm, 3-0, në takimin si mysafir i Lubotenit. Ishte një takim që u përcoll me rezistencë të fortë të Lubotenit në setin e parë, siç nënvizohet nga diferenca e ngushtë në pikë, por pejanët treguan formë të lartë fillim e fund për të marrë pikët e plota.

Theranda mposhti Dritën në një tjetër ndeshje tejet të ngushtë. Ekipi nga Suhareka triumfoi me rezultat 3-2.

Fati i fituesit ishte në ajër deri në pikët e fundit të setit të pestë, derisa suharekasit ngadhnjyen duke fituar setin me rezultat 13-15 dhe për t’i siguruar dy pikë të rëndësishme nga takimi.