Mbyllet gara e parë në Kosovë e FIBA 3x3 U23 Nations League - Gazeta Express
string(59) "mbyllet-gara-e-pare-ne-kosove-e-fiba-3x3-u23-nations-league"

Basketboll

Gazeta Express

12/07/2023 23:46

Mbyllet gara e parë në Kosovë e FIBA 3×3 U23 Nations League

Basketboll

Gazeta Express

12/07/2023 23:46

Sonte është përmbyllur gara e FIBA 3×3 U23 Nations League në vendin tonë.

Kjo ishte hera e parë që një garë e tillë zhvillohet në Kosovë dhe hera e parë që Kosova luan në të dyja konkurrencat në FIBA 3×3 U23 Nations League.  

Gjithsej ishin gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat.

Për tri ditë në qendër të Prishtinës u zhvillua spektakël i basketbollit 3×3.

Në ditën e tretë, Kosova zhvilloi ndeshje të mira. Femrat pësuan nga Greqia 18:9, edhe pse deri në fund rezultati ishte i baraspeshuar, kurse meshkujt nga Turqia 16:12, ku deri në Dardanët luajtën për fitore. Më herët gjatë ditës, femrat pësuan nga Holanda 22:9, ndërsa meshkujt po ashtu nga Holanda 22:13.

Në ditën e tretë finalja e femrave u zhvillua mes Hungarisë dhe Holandës, ku hungarezet fituan 21:17. Kjo ngjarje u përmbyll me spektakël, ku finalja ishte mes Greqisë dhe Turqisë dhe pas një sfidë fantastike që shkoi në vazhdime, Turqia triumfoi 18:19.

Advertisement
Advertisement
Advertisement