Mbi 6.3 milionë raste infektimi me Covid-19 në botë - Gazeta Express
string(51) "mbi-6-3-milione-raste-infektimi-me-covid-19-ne-bote"

Mbi 6.3 milionë raste infektimi me Covid-19 në botë

Gazeta Express

02/06/2020 23:38

Më shumë se 6 320 480 raste infektimi dhe 377 213 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 2 662 300 sot konsiderohen të shëruar

Lexo Edhe:

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 774 vdekje të reja dhe 101 145 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 986, Brazili me 623 dhe Britania e Madhe me 324.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 022 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 315 të shëruar. 5 raste infektimi u regjistruan midis të hënës dhe të martës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 820 523 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 105 644 vdekje dhe 458 231 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 39 369 vdekje për 277 985 raste, Italia me 33 530 vdekje për 233 515 raste Brazili me 29 937 vdekje për 526 447 raste dhe Franca me 28 940 të vdekur për 188 322 raste.

Europa – 2 182 292 raste (179 939 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 912 916 raste (113 091 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 057 145 raste (52 889 viktima).

Azia – 578 716 raste (16 986 viktima).

Lindja e Mesme – 423 904 raste (9 763 viktima).

Afrika – 156 916 raste (4 414 viktima).

Oqeania – 8 591 raste (131 viktima).