Mbappe rikthehet me gol te Reali, shënon ndaj Alavesit - Gazeta Express
string(53) "mbappe-rikthehet-me-gol-te-reali-shenon-ndaj-alavesit"

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 21:34

Mbappe rikthehet me gol te Reali, shënon ndaj Alavesit

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 21:34

Real Madridi ka nevojë ta mposhtë Alavesin për të ruajtur hapin me Barcelonën dhe ka kaluar në avantazh në pjesën e parë në “Mendizorroza”.

Kylian Mbappé është rikthyer në formacionin titullar pas mungesës ndaj Manchester Cityt në mesjavë dhe ishte pikërisht ai që hapi rezultatin.

Francezi mori një pasim nga Jude Bellingham, depërtoi nga e majta drejt qendrës dhe e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës së Antonio Sivera.

Mbappe shënoi golin në minutën e 24-të./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement