Çmimet e naftës u rritën sot me më shumë se një përqind pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Kina planifikon të blejë naftë bruto nga Shtetet e Bashkuara.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 1.17 dollarë, ose 1.11 përqind, në 106.89 dollarë për fuçi, raportoi Al Jazeera.
Çmimi i naftës bruto amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) u rrit me 1.10 dollarë, ose 1.09 për qind, në 102.27 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimeve u nxit më tej nga shqetësimet për sulmet dhe konfiskimet e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore për transportin global të naftës.
Rritja e çmimeve erdhi pavarësisht raporteve nga Irani se rreth 30 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të enjten.