Prishtina kalon në gjysmëfinale me fitore dramatike ndaj Besëlidhjes - Gazeta Express
string(68) "prishtina-kalon-ne-gjysmefinale-me-fitore-dramatike-ndaj-beselidhjes"

Prishtina kalon në gjysmëfinale me fitore dramatike ndaj Besëlidhjes

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 21:07

Sigal Prishtina është skuadra e katërt dhe e fundit që ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Për dallim nga tri skuadrat tjera nga Kosova; Trepça, Golden Eagle Ylli dhe Peja, që fituan ndeshjet çerekfinale me shumë lehtësi – prishtinasit sonte triumfuan në çastet e fundit ndaj Besëlidhjes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 79:80, me ç’rast kishte edhe përfundim dramatik të ndeshjes.

Kur kishin mbetur edhe 12.5 sekonda deri në fund, Prishtina ishte në disavantazh prej dy pikëve, por ishte Donte Clark që me tre pikë e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Skuadra nga Lezha pastaj kishte mundësi që ta dërgonte ndeshje në vazhdime, por Eldi Hysa qëlloi vetëm një gjuajtje të lirë.

Në triumfin e skuadrës së drejtuar nga Albert Sylejmani më të dalluarit ishin Diamond Stone me 26 pikë dhe Clark me 23 sosh.

Te Besëlidhja u dallua Julian Hamati me 24 pikë.

Sigal Prishtina nesër në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën.

Kujtojmë se “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë. /Gazeta Express/