Mbajeni mend këtë emër, Arlinda - Gazeta Express
string(30) "mbajeni-mend-kete-emer-arlinda"

Muzike

Gazeta Express

28/04/2022 21:18

Mbajeni mend këtë emër, Arlinda

Muzike

Gazeta Express

28/04/2022 21:18

Arlinda Pervetica është emri i ri që do t’i shtohet skenës sonë muzikore. Me prejardhje nga Prishtina, por me vendbanim në Berlin të Gjermanisë, Arlinda përveç së është këngëtare është tashmë njëra prej vajzave kosovare që ka bërë emër fillimisht në rrjetet sociale.

Qysh në vitin 2015 ajo filloi duke kënduar “cover” në gjuhën shqipe, gjë që bëri që ajo të krijojë një bazë të fansave të cilat e përkrahin edhe sot.

Lexo Edhe:

Vitin e kaluar ajo realizoi dy këngët e saj të para me tituj  “S’ka pas dashni” dhe “Pluma”. Të dy këto këngë janë realizuar nga producent të njohur në Kosovë. Kënga “Pluma” ka më shumë se 231 mijë klikime në youtube kurse “S’ka pas dashni” më shumë se 144 mijë.

Pas suksesit të këtyre këngëve ajo është njoftuar me producentin numër një në Gjermani, Miksu. Kujtojmë se ky producent ishte ai që bëri të famshëm Loredanën.

Kënga “S’ka pas dashni” e Arlindës

Pikërisht me Miksun, Arlinda pritet që ta realizojë një album të tërë. Këngët e para të tij pritet që të lansohen në verë.

Kënga e dytë e Arlindës “Plumba”

Por, ajo nuk ndalet me kaq. Fotografitë e saj në Instagram (@arlindxa) pëlqehen nga qindra e mijëra njerëz, e ku ajo poston gjëra interesante nga udhëtimet e saj, marrja me sportin, pushimet dhe shijet e saj për modën. Kjo verë pritet të këtë kryefjalë emrin e saj.

Të gjitha këngët e Arlindës pritet që të publikohen në Fole Publishing, e cila kompani publikon këngët e Arlindës. /GazetaExpress/