Maurizio Sarri e refuzon skuadrën e njohur angleze - Gazeta Express
string(50) "maurizio-sarri-e-refuzon-skuadren-e-njohur-angleze"

Maurizio Sarri e refuzon skuadrën e njohur angleze

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 15:06

Kanë kaluar vetëm dy javë nga koha kur Maurizio Sarri vendosi të japë dorëheqjen nga Lazio dhe menjëherë në drejtim të trajnerit kanë vërshuar ofertat.

Më e fundit ka ardhur nga Premier League, nga klubi i Nottingham Forest, që i ka vënë në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë mjaft të mirë, megjithatë nuk ka mjaftuar për të bindur Sarrin.

Lexo Edhe:

Trajneri duket i vendosur të pushojë deri në fund të sezonit dhe të vendosë me qetësi të ardhmen e tij, teksa gjasat janë që të mbetet në Serinë A, aty ku Fiorentina është klubi që ka bërë edhe kontakte konkrete.

Sarri ka drejtuar në Premier League Chelsean, ku ia doli të triumfojë edhe në Europa League, duke lënë një emër pozitiv në kampionatin anglez.