Mastersi i Dohas: Majlinda Kelmendi e mund polaken, kalon në çerekfinale - Gazeta Express
string(70) "mastersi-i-dohas-majlinda-kelmendi-e-mund-polaken-kalon-ne-cerekfinale"

Mastersi i Dohas: Majlinda Kelmendi e mund polaken, kalon në çerekfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

11/01/2021 12:15

Majlinda Kelmendi e ka mposhtur Agata Perenc në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, i cili është duke u zhvilluar momentalisht në Katar.

Kampionia olimpike e Kosovës u djersit shumë për ta siguruar një vend në çerekfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xhudistja polake arriti t’i bëjë ballë Kelmendit në kohën e rregullt, por u hodh përfundimisht në dysheme nga mjeshtrja e këtij sporti në “Golden Score”.

Kelmendi e kishte mundur Andreea Chitu e Rumanisë në rundin e parë dhe tani në çerekfinale përballet me zviceranen Evelyne Tschopp.

Kelmendi është duke marrë pjesë në garën e parë pas 14 muajve, pas një lëndimi që e kishte mbajtur larg xhudos.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./Gazeta Express/