Maryse Conde, rrëfimtarja e madhe nga Guadalupe - Gazeta Express
string(46) "maryse-conde-rrefimtarja-e-madhe-nga-guadalupe"

Maryse Conde, rrëfimtarja e madhe nga Guadalupe

Arte

Gazeta Express

04/04/2024 14:43

Maryse Conde ka vdekur me 2 Prill. Autorja guadalupiane e më shumë se 20 romaneve, aktiviste dhe akademike dhe fituesja e vetme e “New academy prize in literature” ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Conde, librat e së cilës përfshinin Segu dhe Heremakhonon shihej si një gjigande e Karaibeve, duke shkruar sinqerisht- njësoj si romanciere dhe eseiste- për kolonializmin, seksualitetin dhe diasporën zezake dhe i dha lexuesve një pasuri të historisë së Karaibeve dhe Afrikës.

Lexo Edhe:

Duke shkruar për “të pashkrueshmen dhe të paharrueshmen” epiken “Segu”, fituesi i çmimit Booker Berndardine Evaristo e lavëdëroi si “një rrëfimtare të jashtëzakonshme”, ndërkohë që autori Justin Torres shkroi: “Nuk mund të jesh kurrë në tokë të sigurtë me Conde; ajo nuk është një ideologe, dhe lloji i saj nuk është ai liberal, i sigurt, në rregull me çdo gjë morale që nuk e përfshin lexuesin në asgjë.

Alain Mabanckou, fituesi i sa e sa çmimeve nga Kongoja dhe në të njëjtën kohë professor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, shkro në “X” se Conde ishte “Zonja e madhe e letërsisë botërore” dhe na ka “lënë trashëgim një krijimtari që merr spunto nga një dëshirë për humanizëm e bazuar në pasojat e identiteteve tona dhe frakturave në histori”.

E lindur si Maryse Boucolon në Guadalupe në 1934, më e reja e tetë fëmijëve, Conde e përshkruante veten si “një fëmijë të llastuar… që nuk vinte re botën e jashtme”. Prindërit e saj, thotë ajo, nuk e kishin mësuar kurrë për skllavërinë dhe “ishin të bindur që Franca ishte vendi më i mirë në botë”. Ajo shkoi në Paris në moshën 16 vjeçare për tu shkolluar por u përjashtua nga shkolla pas dy viteve.

“Kur erdha të studio në Francë zbulova paragjykimet e njerëzve. Njerëzit besonin që isha inferior vetëm se isha zezake. Duhet ti provoja atyre që kisha dhunti dhe ti tregoja të gjithëve që ngjyra e lëkurës time nuk kishte rëndësi – çfarë ka vërtet rëndësi është zemra dhe truri”.

Në studimet e saj në Sorbonë, ajo filloi të mësonte për historinë afrikane dhe skllavërinë nga bashkëstudentët e saj dhe gjeti simpati në lëvizjen komuniste. Ajo mbeti shtatzënë pas një lidhjeje me një aktivist haitian Jean Dominique. Në 1958, ajo u martua me aktorin nga guineja Mamadou Conde, një vendim që ajo më vonë e pranoi që ishte një mënyrë për të rimarrë status si një mama e vetme zezake.

Brenda pak muajve marrëdhënia e tyre filloi të mos shkonte mirë dhe Conde lëvizi për në Bregun e Fildishtë duke shpenzuar dekadën e ardhshme në vende të ndryshme afrikane si Guinea, Senegali, Mali dhe Gana duke krijuar shoqëri me Çe Guevarën, Malcolm X, Julius Nyerere, Maya Angelou, presidentin e ardhshëm të Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo dhe kineastin senegalez dhe shkrimtarin Ousmane Sembene.

E paaftë për të folur gjuhë vendase dhe me reputacionin që kishte simpati frankofile, Conde, mezi gjeti vend në Afrikë. « E di tani sa keq isha e përgatitur për të takuar Afrikën » do të thoshte ajo më vonë. “Kisha një vizion shumë romantik, dhe thjesht nuk isha e përgatitur, as politikisht dhe as socialisht.” Ajo mbeti një aktiviste deri kur u akuzua për aktivitet subversive në Gana dhe u deportua në Londër ku punoi si producente për BBC për dy vite.

Ajo eventualisht u kthye në Francë dhe mori Masterin dhe Doktoraturën në Letërsi të Krahasuar në Sorbonë në 1975. Novela e saj debutuese, Heremakhonon, u publikua në 1976, dhe Conde thas që ajo priti deri kur ishte afër 40 vjeç sepse “nuk kishte besim në vetvete dhe nuk guxonte ti prezantonte shkrimet e saj botës së jashtme”. Romani ka të bëjë me një grua të edukuar në Paris nga Guadalupe që kupton se qëllimi i saj për të gjetur identitetin e saj është një udhëtim i brendshëm, jo një udhëtim gjeografi.

Conde më vonë kujtoi se autorja ganeze Ama Ata Aidoo i kishte thënë asaj se: « Africa… ka kode që janë të lehta për tu kuptuar. Kjo ndodh sepse po kërkon për diçka tjetër…një tokë që është një dhe që mund të të lejojë të bëhesh çfarë ëndërron të bëhesh. Dhe, në atë nivel, askush nuk mund të të ndihmojë.” “Mendoj se ajo mund të ketë pasur të drejtë,” shkroi më vonë Conde.

Në 1981 ajo u divorcua nga i shoqi pas një ndarjeje të gjatë dhe vitin tjetër u martua me një nga përkthyesit e saj në anglisht, Richard Philcox.

Ajo fitoi famë si një shkrimtare moderne nga Karaibet dhe romanin e saj të tretë “Segu” në 1984. Romani ka të bëjë me jetën e Dousika Traore, një këshilltare për familjen mbretërore afrikane në shekullin e 18-të, e cila duhet të merret me sfidat e ndryshme nga feja, kolonizimi dhe tregtia e skllevërve në gjashtë dekada. Ishte një bestseller dhe u vlerësua si “romani më i rëndësishëm për Afrikën e zeza publikuar në një vit” nga Neë York Times.

Vitin tjetër ajo publikoi një pasardhësm “Fëmijët e Segu” dhe ju dha një bursë Fulbright për të dhënë mësim në ShBA. Në dekadat  më pas ajo do të bëhet një shkrimtare productive e librave për fëmijë, dramave dhe eseve, përfshirë këtu, në 1986, Unë, Tituba e zezë, shtriga e Salemit, bazuar në historinë e një skllaveje amerikane që u dënua për shtrigëri; Pemën e jetës në 1987; Të kalosh mangrovën në 1989; Desirada 1997; Ëindëard Heights, një ritregim i Ëuthering Heights në 1995; Kreolja e bukur në 2001; Historia e gruas kanibale në 2003; dhe Victorie: Nëna e nënës time, në të cilën ajo rindërtoi jetën e gjyshes së saj analfabete në 2006.

Pasi dha mësim në Neë York, Los Angeles dhe Berkeley, Conde doli në pension në 2005. Ajo shkroi dy libra me kujtime: “Tregime nga zemra: histori të vërteta nga fëmijëria ime (2001) dhe në 2017 “Çfarë është Afrika për mua?”. Asaj ju dha Legjioni i Nderit i Francës në 2004, dhe u kandidua për Man Booker International, atëherë një vlerësues për karrierën, në 2015.

Kur ajo fitoi çmimin “Neë Academy” një nga çmimet që supozohej të zëvendësonte çmimin Nobel në letërsi kur u ndërpre në 2018, ajo e përshkroi veten si “shumë të lumtur dhe krenare”.

“Por më lejoni ju lutem ta ndaj këtë me familjen time, dhe mbi të gjitha me popullin e Guadalupes të cilët do të jenë shumë të kënaqur dhe të prekur kur të më shohin mua që fitoj këtë çmim”, tha ajo. “Ne jemi një vend kaq i vogël, përmendemi vetëm kur ka tornado apo tërmete apo gjëra të atij lloji. Tani ne jemi shumë të lumtur të njihemi për diçka tjetër.”

Në vitet e saj të fundit, ajo jetoi në jug të Francës me Philcox. Romani i saj « Jeta e mrekullueshme dhe tragjike e Ivan dhe Ivana » përkthyer në anglisht në 2020 eksploron rreziqet e të menduarit binar nepërmjet jetës së dy binjakeve. Shikimi i saj u përkeqësua aq shumë dhe ajo nuk mund të shkruante pa ndihmë, kshuqë i shkroi dy librat e fundit duke ja diktuar një mikeje.

Novela e saj e fundit, Ungjilli sipas botës së re, publikuar në 2021 dhe përkthyer në anglisht në Mars të 2023, u kandidua për International Booker Prize. Novela ndjek jetën e një fëmije që supozohet të jetë fëmija i zotit.

“Shkrimi, shkroi njëherë ajo, më ka dhënë gëzim të pamasë. Do e krahasoja me një detyrim, deri diku të frikshëm, shkakun e të cilit nuk kam arritur kurrë ta zbuloj.”/TemA