Maratonë në pingpong, kjo pikë është e rrallë dhe e artë - Gazeta Express
string(55) "maratone-ne-pingpong-kjo-pike-eshte-e-rralle-dhe-e-arte"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2022 14:30

Maratonë në pingpong, kjo pikë është e rrallë dhe e artë

Sporte tjera

Gazeta Express

12/07/2022 14:30

Pingpongu është njëri prej sporteve që sjell më së shumti adrenalinë duke e pasur parasysh ritmin e tij të shpejtë.

Dhe, një aksion me plot emocione është parë edhe në meçin ndërmjet Krisztina Toth dhe Ye Seo Dang.

Lexo Edhe:

Kjo e fundit po sulmonte vazhdimisht, ndërsa e para po mbrohej, shkruan “Gazeta Express”.

E në fund doli triumfuese ajo që po mbrohej, Toth, e cila e fitoi një pikë të pabesueshme dhe maratonike në këtë meç.

Ajo u tregua jashtëzakonisht e saktë në kthimin e topave, ndërsa në fund kundërshtarja e saj gaboi duke e dërguar topin jashtë tabelës.

Toth e festoi këtë pikë, që mund të konsiderohet si e artë, ndërsa publiku e duartrokiti për këtë pikë të rrallë.

Për më tepër mund ta shikoni videon më poshtë. /Gazeta Express/