Aksioni anti-kontrabandë në Veri ku pati të shtëna, u gjetën 11 mijë fije të marihuanës - Gazeta Express
string(86) "aksioni-anti-kontrabande-ne-veri-ku-pati-te-shtena-u-gjeten-11-mije-fije-te-marihuanes"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 17:57

Aksioni anti-kontrabandë në Veri ku pati të shtëna, u gjetën 11 mijë fije të marihuanës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 17:57

Aksioni anti-kontrabandë i Policisë në veri të vendit po vazhdon.

Aty ku pak më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, në Izvor të Zvecanit,  policia ka zbuluar një objekt i cili ka shërbyer për kultuvimin e marihuanës. Aty janë gjetur 11 mije fije të marihuanës, konfirmuan burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar më herët për Express se nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës. Mirëpo është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, ka thënë Hoti.