Manchester United i gatshëm t’i derdhë 150 milionë euro për yllin spanjoll - Gazeta Express
string(73) "manchester-united-i-gatshem-ti-derdhe-150-milione-euro-per-yllin-spanjoll"

Manchester United i gatshëm t’i derdhë 150 milionë euro për yllin spanjoll

Gazeta Express

30/03/2020 8:36

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i derdhë hiç më pak se 150 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez, këtë verë.

Shefi i “Djajve të kuq” Ed Woodward është i bindur se klubi i tij mund të arrijë marrëveshje me Atleticon për spanjollin në afatin e ardhshëm kalimtar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Saul nuk kushton aspak lirë, megjithatë, pas sipas mediave britanike ai do t’i kushtonte hiç më pak se 150 milionë euro skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Por Woodward nuk e k ftohur interesin nga ky çmim dhe e sheh 25-vjeçarin si zëvendësues ideal të Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga Old Trafford në përfundim të këtij sezoni. /Gazeta Express/