Manchester United e largon Amrabatin në fund të sezonit - Gazeta Express
string(55) "manchester-united-e-largon-amrabatin-ne-fund-te-sezonit"

Manchester United e largon Amrabatin në fund të sezonit

Futboll

Gazeta Express

26/03/2024 15:09

U prit me shumë bujë, por aventura e Sofyan Amrabat tek Manchester United nuk ka shkuar mirë.

Amrabat pritet të largohet nga United në fund të sezonit pas vetëm një viti qëndrim në Angli.

Lexo Edhe:

Amrabat këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e United, duke mos shënuar e asistuar asnjë gol.

Mesfushori maroken iu bashkua gjigantit anglez nga Fiorentina për një huazim një vjeçar me Djajtë e Kuq që kanë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojnë këtë opsion.

Juventusi dhe Milani kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit maroken në sezonin e ardhshëm.