Manchester City triumfon ndaj West Ham dhe merr kryesimin e përkohshëm - Gazeta Express
string(70) "manchester-city-triumfon-ndaj-west-ham-dhe-merr-kryesimin-e-perkohshem"

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 17:57

Manchester City triumfon ndaj West Ham dhe merr kryesimin e përkohshëm

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 17:57

Manchester City ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 ndaj West Ham në kuadër të javës së 17-të të Ligës Premier, duke treguar forcën dhe vendosmërinë për të marrë kreun e renditjes.

Që në minutat e para, City tregoi dominimin e saj. Në minutën e 5-të, Erling Haaland pati dy raste radhazi përballë portierit Areola; pas mbrojtjes së parë, sulmuesi norvegjez shfrytëzoi rikthimin dhe hapi rezultatin 1-0.

Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të ushtronte presion dhe në minutën e 38-të erdhi goli i dytë. Haaland asistoi për Tijjani Reijnders, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 2-0, duke e lënë portierin francez pa mundësi reagimi.

Në fillim të pjesës së dytë, West Ham pati disa raste për të rihapur ndeshjen, por Gianluigi Donnarumma shkëlqeu me pritje vendimtare ndaj Summerville, Potts dhe Paqueta. Një mundësi e pabesueshme u humb edhe nga Jarrod Bowen, i cili humbi portën bosh në minutën e 54-të.

Sigurinë e fitores e vulosi përsëri Haaland, që në minutën e 69-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për City, duke përfituar nga një top i kthyer pas një goditjeje të bllokuar.

Në minutat e fundit, mysafirët rrezikuan edhe një herë, por portieri Areola i mbajti portën të paprekur.

Me këtë fitore, Manchester City merr kryesimin e përkohshëm në Ligën Premier me 37 pikë, duke pritur ndeshjen e Arsenali-t ndaj Evertonit në mbrëmje. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement