Manchester City kryen detyrën ndaj Brighton, shkëlqen Foden - Gazeta Express
string(58) "manchester-city-kryen-detyren-ndaj-brighton-shkelqen-foden"

Manchester City kryen detyrën ndaj Brighton, shkëlqen Foden

Futboll

Gazeta Express

23/10/2021 20:24

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Brighton duke fituar me rezultat 1:4, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premierligë.

Mysafirët e zgjidhën dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, duke i shënuar tre gola, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ilkay Gundogan i kaloi “Citizens” në epërsi në minutën e 13-të, pas një gabimi të portierit vendas.

Në minutën e 28-të, Phil Foden realizoi pas një aksioni model, kurse tre minuta më vonë ishte prapë anglezi i talentuar që e trefishoi epërsinë e mysafirëve.

Krejt çfarë arriti të bënte Brighton ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 80-të të ndeshjes nga Mac Allister.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Manchester City shënoi edhe golin e katërt, nëpërmjet Riyad Mahrez.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Chelsea i cili fitoi sot gjithashtu.

në anën tjetër Brighton mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 15 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/