Manchester United është rikthyer te fitoret në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 4:2 në shtëpi ndaj ekipit të fundit në tabelë, Sheffield United, shkruan Gazeta Express.
Por, fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 35-të kur shënoi Bogle.
Maguire barazoi shifrat në minutën e 42-të të takimit.
E në të 50-tën Sheffield United arriti të kalonte në epërsi sërish nëpërmjet Brerton Diaz.
11 minuta më pas, Bruno Fernandes shënoi nga penalltia për 2:2, para se të përmbyste rezultatin në minutën e 81-të.
E katër minuta më pas, Hojlund shënoi për 4:2.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Sheffield United mbetet i fundit me 16 pikë dhe pa gjasa për mbijetesë.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...