Majlinda mes lotësh: Për shumë vite rresht kemi qenë vetëm unë dhe Toni kundër botës - Gazeta Express
string(83) "majlinda-mes-lotesh-per-shume-vite-rresht-kemi-qene-vetem-une-dhe-toni-kunder-botes"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2021 19:14

Majlinda mes lotësh: Për shumë vite rresht kemi qenë vetëm unë dhe Toni kundër botës

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2021 19:14

Majlinda Kelmendi sot me një ceremony shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Lexo Edhe:

Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.

Majlinda Kelmendi tregoi rreth përvojës së saj prej fillimit e deri në fund të karrierës.

Unë kam filluar me ushtru xhudo në moshën 8 vjeçare, Toni ka qene trajner prej fillimit. Për shume vite rresht kemi qenë vetëm unë edhe ai kundër botës. Prej moshes 15 vjecare, Toni më ka fol për medalje olimpike. Njerzit e kanë quajtur të çmendur. Do të jem mirënjohëse deri sa të vdes, do ta bëj maksimumin për të të bërë krenar ( i drejtohet Driton Kukës)”, deklaroi Majlinda.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Londrës më 2012, ndërsa këtë vit mori pjesë në Olimpiadën e Tokyos, ku nuk ia doli ta mbronte titullin e kampiones.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka. /Gazeta Express/