Majlinda Kelmendi në karantinë, e merr malli për familje - Gazeta Express
string(55) "majlinda-kelmendi-ne-karantine-e-merr-malli-per-familje"

Majlinda Kelmendi në karantinë, e merr malli për familje

Gazeta Express

27/03/2020 20:29

Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, e ka pranuar se atë po e merr malli për familjen e saj tani që është vendosur në karantinë me ekipin e xhudos, por ka shtuar se është çuditur nga kjo gjë pasi që ajo është mësuar të mos jetë afër familjes për një kohë të gjatë kur garon.

Trajneri i xhudos Driton Kuka dhe xhudistët të cilët ai i stërvit janë vetizoluar në objektin e klubit Ippon në Pejë, në mënyrë që të mos kenë kontakt me njerëz të tjerë dhe të mundë të stërviten gjatë kësaj kohe kur bota është tronditur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kuka tregoi se në fillim xhudistët kishin hezituar paksa ndaj kësaj kërkese, mirëpo më vonë pranuan që të vetizoluan pasi që e kuptuan se kjo është edhe në të mirën e tyre.

Edhe Majlinda Kelmendi e vlerëson këtë iniciativë pasi që thotë se është mirë që po mundë të stërviten edhe në këtë kohë, mirëpo e pranon se po e merr malli për familjarët.

“Po, normalisht që me familjen kam kontakt çdo ditë. Më ka marr malli ndoshta edhe më shumë sesa që e kam pritur. Ne udhëtojmë shumë dhe ndodh që nga tri-katër javë nuk në shtëpi, por ndoshta për shkak të stërvitjeve të shumta që i bëjmë në udhëtime, nuk kam edhe shumë kohë të mendoj për familjen”, ka thënë Kelmendi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Ndërsa tani këtu që jemi mbyllur, intensiteti i stërvitjeve është më i ulët dhe ndoshta që po kam mundësi të mendoj më shumë për familjen e prindërit, po më mungojnë më shumë. Por, e rëndësishme është që të jemi mirë e ta kalojmë këtë krizë”. /Gazeta Express/