Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike qysh në duelin e parë - Gazeta Express
string(71) "majlinda-kelmendi-eliminohet-nga-lojerat-olimpike-qysh-ne-duelin-e-pare"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/07/2021 7:52

Majlinda Kelmendi eliminohet nga Lojërat Olimpike qysh në duelin e parë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/07/2021 7:52

Majlinda Kelmendi ka dështuar ta tregojë suksesin që e arriti në Lojërat e kaluara Olimpike.

Ajo në “Tokyo 2020” u mund qysh në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Kështu, kampionia olimpike e Rio 2016, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Dje, Distria Krasniqi e bëri atë që Majlinda e kishte bërë pesë vite më parë, e fitoi medaljen e artë olimpike.

Kujtojmë se edhe tre xhudistë kosovarë do të garojnë ditët në vijim. Bëhet fjalë për Nora Gjakovën, Akil Gjakovën dhe Loriana Kukën. /Gazeta Express/