Macroni e luan poliglotin, poston në gjuhë të vështira: arabisht, hebraisht e armenisht - Gazeta Express
string(84) "macroni-e-luan-poliglotin-poston-ne-gjuhe-te-veshtira-arabisht-hebraisht-e-armenisht"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:56

Macroni e luan poliglotin, poston në gjuhë të vështira: arabisht, hebraisht e armenisht

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:56

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk njihet si njohës i shumë gjuhëve të huaja. Sidoqoftë, vetëm gjatë dy javëve të para të majit, ai ka publikuar postime në katër gjuhë të huaja, të cilat janë shumë të vështira për t’u mësuar nga të huajt. Se sa i njeh vërtet këto gjuhë presidenti francez, nuk dihet.

Më 1 maj, presidenti francez publikoi një postim në Facebook me një fjali në gjuhën hindi, që është gjuhë zyrtare e Indisë. Fjalinë në gjuhën e huaj e shkroi në postimin me fotografi të ndihmave mjekësore që iu dërguan Indisë shkaku i gjendjes së rëndë me pandeminë e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Në orët e vona të së enjtes, rreth një orë para mesnatës, ai publikoi një postim në një gjuhë tjetër të huaj – armenisht. Përmes këtij postimi ai e kërkoi tërheqjen e forcave azere nga territori i Armenisë, shkruan Gazeta Express.

Të premten, Macroni publikoi dy postime në dy gjuhë të ndryshme – në të njëjtën kohë, në orën 9 e 10 minuta. Njëri postim ishte në gjuhën arabe, ndërsa tjetri në gjuhën hebreje. Të dyja postimet e kanë përmbajtjen e njëjtë. Në to, Macroni bëri thirrje për ndaljen e dhunës në Lindjes e Mesme, armëpushim, dialog, qetësi e paqe.

Përdorimi i gjuhëve të huaja nga liderët shtetërorë vlerësohet si mënyrë për shprehje të afërsisë me një vend a popullsi të caktuar dhe si përpjekje për të fituar më shumë simpati e pranim të mesazhit.

Në rastin konkret, postimi i Macronit në gjuhën armene është shenjë e përkrahjes së vazhdueshme që Franca ia ka dhënë Armenisë dhe mund të jetë edhe si përpjekje për fitimin e përkrahjes së diasporës së madhe armene të Francës para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.