Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë - Gazeta Express
string(109) "lushtaku-kujton-te-vraret-ne-masakren-e-izbices-thote-se-kjo-plage-nuk-sherohet-deri-ne-arritjen-e-drejtesise"

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 12:39

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës.

Në këtë masakër u vranë 147 persona, ndër ta gra, fëmijë, burra e pleq.

Lexo Edhe:

Lushtaku shprehet se kjo plagë nuk do shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.

“147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës! Lavdi e përjetshme!”.