Sonte është njëra prej netëve që pritet me ankth në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ku në nominim për të dalë nga shtëpia janë Kiara dhe Olta
Derisa sondazhet online janë duke e favorizuar Kiarën për të qëndruar në shtëpi, sot gjatë ditës Luizi është parë i veshur me një veshje që këngëtari Butrint Imeri e kishte përdorur në një klip para dy viteve.
Me numër 01, Butrinti kishte lansuar këngën “Si përpara”, një këngë që besohet se është bërë pas një kohe kur ai ishte ndarë me moderatorën shqiptare Kiara Tito.
Përpos veshjes që Luizi sot ka përdorur gjatë ditës me numër 03, pra jo 01, Butrinti ka edhe flokët e bardha të ngjyrosura, gjë të cilën Luizi e ka bërë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Kujtojmë se Butrinti disa herë është bërë temë në shtëpi sidomos pas lidhjes së tij me moderatoren Kiara Tito, me të cilën vite më parë ka qenë i lidhur Butrinti. /GazetaExpress/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....