Lugano fiton bindshëm, Dukagjini eliminohet nga garat evropiane - Gazeta Express
string(62) "lugano-fiton-bindshem-dukagjini-eliminohet-nga-garat-evropiane"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2026 18:22

Lugano fiton bindshëm, Dukagjini eliminohet nga garat evropiane

Futboll

Gazeta Express

29/07/2026 18:22

Dukagjini i ka dhënë fund aventurës së tij në garat evropiane për këtë edicion.

Skuadra nga Klina u mposht me rezultat të thellë 5:1 nga Lugano në ndeshjen e zhvilluar në Hajvali, shkruan Gazeta Express.

Takimi i parë, i luajtur një javë më parë në Zvicër, ishte mbyllur me fitore minimale 1:0 për skuadrën zvicerane.

Lugano e vulosi kualifikimin që në pjesën e parë, duke realizuar tri gola. Dy prej tyre i shënoi Behrens, ndërsa një tjetër Dos Santos.

Golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Maliqi.

Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy herë të tjera. Fillimisht Sinani devijoi topin në rrjetën e tij për autogol, ndërsa më pas Behrens kompletoi “hat-trick”-un e tij.

Me këtë fitore, Lugano avancon në raundin e tretë kualifikues, ndërsa Dukagjini eliminohet nga garat evropiane për këtë sezon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement