Ludo King, obsesion i momentit i kosovarëve - Gazeta Express
string(42) "ludo-king-opsesion-i-momentit-i-kosovareve"

Syzana Hajradini

02/04/2020 15:26

Ludo King, obsesion i momentit i kosovarëve

Syzana Hajradini

02/04/2020 15:26

Qëndrimi në shtëpi gjatë kësaj periudhe pandemie mund të bëhet i mërzitshëm për shumëkënd. E për ta tejkaluar këtë situatë qytetarët kanë zgjedhur forma të ndryshme. Disa po i shfrytëzojnë rrjetet sociale në masë të madhe, e disa të tjerë përmes sfidave e lojërave të ndryshme po argëtohen mjaft shumë, raporton emisioni #gjesi në T7.

 “Ludo King” është njëra ndër lojërat që është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke i bërë bashkë të gjitha moshat. Madje është shndërruar në urë për krijimi e kontakteve të reja.

Lexo Edhe:

Gëzim Rexhepi është njëri ndër lojtarët më aktivë të “Ludo King”. Ai madje veten e cilëson si kampion i Kosovës në këtë lojë.

E këngëtarja Vesa Smolica veten e quan “Mbretëreshë të Ludos”. Madje ajo u bën thirrje njerëzve që të ballafaqohen me të në këtë lojë.

Në këtë kohë pandemie, komiku Miran Ramadani preferon disa lojëra të tjera. Madje ka një urim shumë të veçantë për ata që e praktikojnë “Ludo King”-un.

Pavarësisht se kjo lojë po praktikohet në masë të madhe, as komiku Mirdon Pacolli nuk e preferon atë, pasi, sipas tij, është e dëmshme për shëndet.

Ai me këtë rast i propozon disa lojëra të tjera në këtë kohë karantine.

E se “Ludo King” është praktikuar shumë në vendin tonë edhe para pandemisë e dëshmon organizimi i bërë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet ishte organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë.