Loriana Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare, ia siguron një tjetër medalje Kosovës - Gazeta Express
string(89) "loriana-kuka-shkon-ne-finale-te-lojerave-mesdhetare-ia-siguron-nje-tjeter-medalje-kosoves"

Loriana Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare, ia siguron një tjetër medalje Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

01/07/2022 14:46

Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.

Lexo Edhe:

Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do ta kërkojë të artën pasi të përballet me francezen Chloe Buttigieg, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.

Kështu, Kosova e siguroi medaljen e gjashtë në “Oran 2022”, pesë prej tyre vetëm në sportin e xhudos.

Xhudisti Shpat Zekaj ndërkohë nuk arriti të fitojë medalje sot. /Gazeta Express/