Loriana Kuka kalon në rrethin e tretë në Botërorin e xhudos - Gazeta Express
string(59) "loriana-kuka-kalon-ne-rrethin-e-trete-ne-boterorin-e-xhudos"

Loriana Kuka kalon në rrethin e tretë në Botërorin e xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

11/10/2022 10:28

Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E në rrethin e tretë, i cili mund ta dërgojë në çerekfinale të garës që po mbahet në Uzbekistan, xhudistja pejane do të ketë punë me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.

Loriana është garuesja e katërt e Kosovës që po merr pjesë në Kampionat Botëror.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët.

Loriana synon të fitojë medalje botërore në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Gazeta Express/