Loriana Kuka e synon sot medaljen në Grand Slamin e Abu Dhabit - Gazeta Express
string(62) "loriana-kuka-e-synon-sot-medaljen-ne-grand-slamin-e-abu-dhabit"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2022 9:38

Loriana Kuka e synon sot medaljen në Grand Slamin e Abu Dhabit

Sporte tjera

Gazeta Express

23/10/2022 9:38

Loriana Kuka do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare në raundin e parë do të ketë punë me kazaken, Nazerke Tileukhanova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nëse e kalon këtë raund, Kuka do të përballej me britaniken Emma Reid.

Loriana është xhudistja e fundit kosovare që garon në këtë Grand Slam.

Të premten, Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse dje, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Gazeta Express/