Loriana e mëson kundërshtaren në finalen e Lojërave Mesdhetare - Gazeta Express
string(62) "loriana-e-meson-kundershtaren-ne-finalen-e-lojerave-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/07/2022 15:25

Loriana e mëson kundërshtaren në finalen e Lojërave Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

01/07/2022 15:25

Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare. Xhudistja kosovare e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.

Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, të gjashtën për Kosovën në këto Lojëra, ndërsa e pesta vetëm në sportin e xhudos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Loriana Kuka ka mësuar edhe kundërshtaren e saj në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë.

Kuka do të përballet me xhudisten nga Franca, Chloe Buttigieg.

Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, xhudisti Shpat Zekaj nuk arriti të fitojë medalje sot. /Gazeta Express/