Lojtarët e Manchester City ia bëjnë gardën e nderit Liverpoolit - Gazeta Express
string(63) "lojtaret-e-manchester-city-ia-bejne-garden-e-nderit-liverpoolit"

Lojtarët e Manchester City ia bëjnë gardën e nderit Liverpoolit

Gazeta Express

02/07/2020 21:15

Lojtarët e Manchester Cityt janë rreshtuar për t’i bërë gardë nderi kampionit të ri të Premierligës, Liverpoolit, në stadiumin Etihad.

Liverpooli e fitoi kurorën e Premierligës të cilën City e kishte bartur në dy sezonet e fundit, të enjten kur pritja 30-vjeçare për titull në ligë përfundoi pasi skuadra e Pep Guardiolës u mposht 2:1 nga Chelsea në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi e humbi titullin sezonin e kaluar për vetëm një pikë në garë me City, skuadra e Jurgen Kloppit e mbizotëroi ligën elitare angleze këtë sezon, duke e fituar titullin me në mënyrë rekorde, shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati, duke i fituar 28 prej 31 ndeshjeve të luajtura deri tani.