Logopedi që abuzoi me 5- vjeçaren i shtrirë në spital, aty është mbajtë seanca ndaj tij - Gazeta Express
string(85) "logopedi-qe-abuzoi-me-5-vjecaren-i-shtrire-ne-spital-aty-eshte-mbajte-seanca-ndaj-tij"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 12:45

Logopedi që abuzoi me 5- vjeçaren i shtrirë në spital, aty është mbajtë seanca ndaj tij

Lajme

Gazeta Express

28/11/2022 12:45

Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, dyshohet se e ka abuzuar psiqikisht një vajzë 5-vjeçare, të diagnostifikuar me autizëm. Për këtë dy familjarë të 5-vjeçares e sulmuan fizikisht Fazliun derisa ai ndodhej në një kafene në Gjilan. Që të tre kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa sot vendoset nëse do t’iu caktohet ndonjë masë e sigurisë.

Iljasa Fazliu, që dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare sot është dashur t’i drejtohet Gjykatës për të marrë pjesë në seancën dëgjimore, mirëpo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore gjyqtari i çështjes ka shkuar në spital për të mbajtur atje këtë seancë.

Lexo Edhe:

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj të pandehurve, pritet që gjyqtari i çështjes të vendos masën e sigurisë… Seanca ndaj logopedit është mbajtur në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit- doktorit, ndërsa ndaj dy të tjerëve është mbajtur në Gjykatë”, tha Shkodra për Express.

Ndërsa për gjendjen shëndetësore të Fazliut ka folur drejtori i Spitalit në Gjilan, Arsim Emini. Ai tha se pacienti është nën kontroll të mjekëve dhe se ndodhet në repartin e internës.

“Ai është nën kontroll të mjekëve, mirëpo nuk është diçka në rrezik. Ai ndodhet në repartin e internës”, tha Emini pa dhënë detaje rreth lëndimeve që Fazliu ka pësuar nga rrahja.