Llapi: Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë - Gazeta Express
string(48) "llapi-ata-qe-jane-dorezuar-nuk-kane-besuar-kurre"

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 9:06

Llapi: Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 9:06

Klubi i futbollit Llapi nuk arriti të fitojë në dy xhirot e fundit të Superligës, gjë që bëri që ekipi i Tahir Batatinës në mbetet katër pikë prapa kreut të tabelës.

Mirëpo, përkundër ngecjes, klubi nga “Zahir Pajaziti” beson ende në titull të kampionit.

Lexo Edhe:

Llapi u mposht në shtëpi nga rivali lokal për titull të kampionit, Drita dhe më pas barazoi me Dukagjinin në Klinë në fundjavën që shkoi, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se llapjanët shtatë xhiro pa përfunduar sezoni janë katër pikë prapa Ballkanit dhe dy pikë prapa Dritës.

Sidoqoftë, ky klub e ka bërë një postim motivues në rrjetet sociale, duke besuar ende se nuk ka marrë fund asgjë.

Llapjanët kërkojnë drejtësi dhe besojnë se kanë kualitet për t’u shpallur kampionë nëse nuk iu bëhet me hile nga referët.

Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë. Pavarësisht rrethanave dhe pengesave gjatë rrugës, do vazhdojmë më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë për arritjen e objektivit. Përpara djema”, shkroi klubi llapjan.

Trajneri Batatina, i ftuar në emisionin “Favorit” në T7 në fundjavë tha se referët ia kanë mohuar 12 pikë ekipit të tij në këtë edicion dhe hodhi akuza të rënda ndaj tyre. /Gazeta Express/