Lista Serbe lartëson figurën e Vuçiqit, derisa thith para nga buxheti i Kosovës - Gazeta Express
string(78) "lista-serbe-larteson-figuren-e-vuciqit-derisa-thith-para-nga-buxheti-i-kosoves"

Lista Serbe lartëson figurën e Vuçiqit, derisa thith para nga buxheti i Kosovës

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 7:42

Lista Serbe ka vazhduar lavdërimin dhe propagandën për presidentin serb Aleksandar Vuciq.

Derisa vepron dhe paguhet nga buxheti i Kosovës, kjo parti politike po dëshmon se merr dhe zbaton urdhra nga Serbia.

Lexo Edhe:

Këtë herë ajo ka lartësuar fjalimin e Vuciqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas Listës Serbe, fjalimi i djeshëm i presidentit serb ka treguar se ai është i vetmi aleat i sinqertë që lufton për popullin serb në Kosovë.

“Në kohën kur serbët në Kosovë po përballen me presionin më të madh nga regjimi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u tregua edhe një herë se presidenti Aleksandar Vuçiq është i vetmi aleat dhe i sinqertë dhe luftëtare për popullin tonë në këto kohë të vështira”, ka bërë të ditur lista serbe.

Sipas kësaj liste që thith nga buxheti i Kosovës, në mes të Nju Jorkut u dëgjua një mesazh i qartë se është e nevojshme të mbrohet populli serb i cili është i ekspozuar ndaj siç pretendojnë ata represionit dhe persekutimi.

Dhe natyrisht, fjalimi i presidentit serb nuk ka kaluar pa u falënderuar nga kjo parti politike që vepron në Kosovë, por që merr urdhra ekskluzivisht nga Beogradi. “Lista Srpska në emër të popullit serb nga Kosova falënderoi Vuçiqin për luftën e luanit për popullin tonë në kushte të pamundura kur populli dhe shteti janë nën presion të pabazë dhe të padurueshëm”.