LISTA/ PS zbardh emrat e drejtuesve të rinj në 61 bashkitë e vendit: 28, gra e vajza - Gazeta Express
string(66) "lista-ps-zbardh-emrat-e-drejtuesve-te-rinj-ne-61-bashkite-e-vendit"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 19:14

LISTA/ PS zbardh emrat e drejtuesve të rinj në 61 bashkitë e vendit: 28, gra e vajza

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 19:14

Partia Socialiste ka zgjedhur sot 61 kryetarët e rinj të degëve në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se 28 nga degët e PS do të drejtohen nga gra. Në garë ishin 561 kandidatë, mes të cilëve 30% gra dhe vajza.

Lexo Edhe:

EMRAT
Komisioni i Posacëm raportoi mori vendimin për listën
Qarku Shkodër- Ilmi Lakti Miral Petani
Fushë Arrës-Ervin Doda-
Bashkia Has-do të përsëritet procesi
Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj
Bulqizë- Albion Gjini
Klos -Armando Gjini
Mat-Hasan Pasha
Durrës-Luan Zaza
Krujë-Redon Roshi
Shijak-Fatmir Poshi
Tiranë-Erion Veliaj
Kamëz-Sejbeta Sulejmani
Kavajë-Marinela Hajdiaj
Rrogozhinë -Lutfi Hashari
Belsh-Maringlen Bali
Peqin-Bukurosh Maçi
Librazhd-Fatbardha Qatja
Përrenjas-Haxhi Çollaku
Berat-Valbona Zylyftari
Kuçovë-Gentjan Qafoku
Polican-Erjon Zylyftari
Skrapar-Edmond Ymeri dhe Sara Kuçova
Maliq-Rudina Brego
Korçë-Anxhela Tao dhe Petrika
Devoll-Genti Lakollari dhe Blerina Sinanaj
Kolonjë-Eraldo Xhelili
Gjirokastër-Gentjan Llogo dhe Mihare Lata
Përmet-Ervin Tuçi
Këlcyrë-Hodjan Selmani
Memaliaj-Edmonda Harizi
Vlorë-Admir Malaj
Selenicë-Nertil Bellaj
Delvinë-Izet Sinaj
Finiq-Selam Kajolleri
Sarandë-Elron Gjoni
Konispol-Kristo Mallanezi
Lezhë-Florian Gjini
Kurbin-Venad Pale
Rrëshen-Marjana Prenga
Lushnje-Merjeme Dervishi Erges Krakulli
Divjakë-Agim Maka
Patos-Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Dibër-bashkëkryetar Daniel Gjura dhe Alma Selami

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri së bashku me Blendi Klosin dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Damian Gjiknuri tha se në këto zgjedhje ka pasur një risi që duhet përshëndetur pasi 28 degë të Partisë Socialiste do të drejtohen nga gra dhe vajza.

Damian Gjknuri: Një risi që duhet përshëndetur është që në 28 degë të Partisë Socialiste, do të drejtohen nga gra dhe vajzat apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëkryesimit, një risi që PS po e aplikon dhe në nivelin e drejtimit të bashkisë. Unë jam shumë i kënaqur nga ky proces pasi për herë të parë ne kishim mundësi për kandidatë që nuk do të përzgjidheshin vetëm nga strukturat, por me vullnetin e tyre dilnin para anëtarësisë dhe prezantonin platformat e tyre.

Ndërkohë, Blendi Klosi ka njoftuar se në bashkitë Roskovec, Has dhe Himarë do të ketë një ripërsëritje të procesit.