Lirohen nga spitali shtatë nga tetë pacientët që u helmuan nga tymi në Pejë - Gazeta Express
string(75) "lirohen-nga-spitali-shtate-nga-tete-pacientet-qe-u-helmuan-nga-tymi-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 15:55

Lirohen nga spitali shtatë nga tetë pacientët që u helmuan nga tymi në Pejë

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 15:55

Shtatë nga tetë personat që pësuan nga tymi i zjarrit që kaploi depon e e një objekti në Pejë, janë liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

Ata ishin helmuar nga tymi i zjarrit, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Pak më herët, Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

“Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, u tha në njoftimin e mëhershëm të spitalit.