Libri i ri: Trumpi i tha Putinit “Do ta luaj të fortin me ty – para kamerave” - Gazeta Express
string(72) "libri-i-ri-trumpi-i-tha-putinit-do-ta-luaj-te-fortin-me-ty-para-kamerave"

Libri i ri: Trumpi i tha Putinit “Do ta luaj të fortin me ty – para kamerave”

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 15:03

Sipas ish-zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se duhet ta luajë të fortin para tij sa për t’u dukur i tillë para kamerave.

“Në rregull, do të sillem pak më i fortë me ty për disa minuta, por është për kamera dhe, pasi ti të largohesh, do të flasim. A po kupton?”, Grisham thotë ta ketë dëgjuar Trumpin duke i thënë homologut rus gjatë takimit në Osaka të Japonisë më 2019.

Lexo Edhe:

Ish-zëdhënësja Grisham ka pretenduar t’i ketë dëgjuar këto fjalë dhe këtë e ka përshkruar në librin e saj të ri, të titulluar “I’ll take your questions now”, që do të publikohet javën e ardhshme. Gazeta “The Ëashington Post” ka siguruar një kopje të librit.

Para gazetarëve në Samitin e G20-ës në Japoni, kur Grisham ishte afër, Trumpi ishte tallur me Putinin, duke thënë se të dy duhet t’i heqin qafe gazetarët që kanë publikuar lajme të rreme, duke i thënë kreut të Kremlinit: “Ju në Rusi s’e keni këtë problem”, transmeton Gazeta Express.

Putini ia kishte kthyer: “Po, po, edhe ne e kemi të njëjtin”. Trumpi më pas i buzëqeshi Putinit dhe i tha: “Mos u përziej në zgjedhje”, shkruan The Guardian.

Ndryshe, Grishman ishte sekretarja e tretë për shtyp në administratën e Trumpit. Gjatë punës së saj, ajo nuk kishte mbajtur asnjë konferencë për gazetarë.

Një zëdhënëse e Trumpit ka thënë se libri i ish-sekretares për shtyp është një përpjekje tjetër për të përfituar financiarisht nga fuqia e ish-presidentit dhe për të shitur gënjeshtra rreth familjes Trump.