Lewis Hamilton infektohet me COVID-19 - Gazeta Express
string(37) "lewis-hamilton-infektohet-me-covid-19"

Lewis Hamilton infektohet me COVID-19

Sporte tjera

Gazeta Express

01/12/2020 9:27

Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, ka rezultuar pozitiv në tesin për COVID-19, pas garës së zhvilluar dy ditë më parë në Bahrejn.

Piloti britanik është futur menjëherë në vetizolim, dhe si pasojë do të mungojë në garën e radhës që zhvillohet sërish në pistën e Sakhir (Bahrejn), raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi që Hamilton ka rezultuar pozitiv, makina Mercedes pritet ta gjejë një zëvendësues për garën e radhës.

Por, që kjo mungesë nuk do të ndikojë shumë te Mercedes, pasi që tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të botës, dhe Hamilton i cili është shpallur me herët kampion./Gazeta Express/