Lëndohet rëndë këmbësori që u godit nga një veturë në Lluzhan - Gazeta Express
string(61) "lendohet-rende-kembesori-qe-u-godit-nga-nje-veture-ne-lluzhan"

Lëndohet rëndë këmbësori që u godit nga një veturë në Lluzhan

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 10:00

Është lënduar rëndë një këmbësor dje në Lluzhan të Podujevës, pasi u godit nga një veturë në lëvizje, shkruan Gazeta Express. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë  29.04.2024-20:10.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin – viktimën  mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

Lexo Edhe: