Lëndohet Mustafi, Arteta zbulon planin e Arsenalit - Gazeta Express
string(49) "lendohet-mustafi-arteta-zbulon-planin-e-arsenalit"

Lëndohet Mustafi, Arteta zbulon planin e Arsenalit

Gazeta Express

28/01/2020 8:18

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se Arsenali do të futet në tregun e këtij afati kalimtar, pas lëndimit të Shkodran Mustafit gjatë fitores 2:1 në rundin e katërt të FA Cup kundër Bournemouthit.

Mysafirët, që e kanë fituar titullin e FA Cup 13 herë në histori, siguruan fitore me rezultat 2:1 në stadiumin Vitality, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy golashënuesit e Arsenalit ishin dy performuesit më të mirë nga skuadra e re e klubit londinez, në një natë kur opsionet e Artetas në vijën e mbrojtjes u zvogëluan edhe më shumë shkaku i lëndimit të Mustafit.

Strategu spanjoll e konfirmoi se qendërmbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare është lënduar dhe zbuloi se klubi dëshiron të sjellë lojtarë të rinj para se të mbyllet ky afat kalimtar.

“Ne do të duhet ta vlerësojmë lëndimin e tij, por kur Mustafi duhet të dalë nga loja, zakonisht nuk është shenjë e mirë”, tha Arteta, pas ndeshjes, për BBC.

“Ne jemi në tregun e afatit kalimtar. Jemi duke i kërkuar disa gjëra me burimet qe i kemi dhe do të lajmërojmë kur të kemi diçka më shumë për të thënë”.

Arteta ishte i lumtur me paraqitjen e Arsenalit të hënën, pasi që skuadra e tij e siguroi vendin në rundin e pestë të FA Cup, ku do të përballet me Portsmouth. /Gazeta Express/