Legjenda e Barcelonës jep një deklaratë befasuese për Xavin - Gazeta Express
string(59) "legjenda-e-barcelones-jep-nje-deklarate-befasuese-per-xavin"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2024 11:44

Legjenda e Barcelonës jep një deklaratë befasuese për Xavin

Futboll

Gazeta Express

19/03/2024 11:44

Ish futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique ka dhënë një deklaratë befasuese për trajnerin Xavi Hernandez.

Sipas tij, Xavi do ta rishikojë vendimi e tij dhe do të mbetet trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Trajneri spanjoll pak kohë më parë kishte deklaruar se do të largohet nga katalunasit në fund të këtij edicioni, por Pique thotë se edhe nëse nuk fiton trofe, por bind me lojën dhe organizimin e skuadrës, drejtuesit e klubit do ta mbajnë Xavin.

“Unë nuk mendoj se vendimi i Xavi është 100% përfundimtar. Besoj se do të qëndrojë”, tha Xavin.

Trajneri i Barcelonës në shumë konferenca të fundit për shtyp ka deklaruar se vendimi i tij për t’u larguar është i prerë.