LeBron James është i pastër - Gazeta Express
string(27) "lebron-james-eshte-i-paster"

LeBron James është i pastër

Sport

Gazeta Express

03/12/2021 8:29

LeBron James humbi ndeshjen e Los Angeles Lakers të martën mbrëma për shkak të COVID-19, por në fakt ai është i pastër.

Për shkak të dyshimeve se ishte infektuar me virusin COVID-19, LeBron James humbi ditë më parë ndeshjen me Los Angeles Lakers dhe iu nënshtrua protokolleve të NBA-së.

Lexo Edhe:

36-vjeçari doli pozitiv dhe u mendua që është infektuar, por më pas u bën edhe shumë teste tjera, ku dy erdhën negativ dhe një rezultat pozitiv në dy instrumente të ndryshme PCR.

Por, në fund, gjithçka rezultoi se ai nuk e ka virusin dhe se mund të largohet nga izolimi.

“James iu nënshtrua fillimisht protokolleve të martën më 30 nëntor pasi një seri testesh dhanë rezultate kontradiktore, duke përfshirë një test fillestar pozitiv që u bë më 29 nëntor. Testimi shtesë konfirmoi se ai nuk është një rast pozitiv”, thuhet në njoftimin e Ligës. /Gazeta Express/