LeBron James dënohet pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin - Gazeta Express
string(68) "lebron-james-denohet-pasi-e-goditi-me-berryl-ne-fytyre-kundershtarin"

Basketboll

Gazeta Express

23/11/2021 9:17

LeBron James dënohet pasi e goditi me bërryl në fytyrë kundërshtarin

Basketboll

Gazeta Express

23/11/2021 9:17

LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e vet, pasi u përlesh me Isaiah Stewart në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons të dielën mbrëma.

Incidenti i së dielës ndodhi në çerekun e tretë kur Lakers po humbnin 78:66 në Detroit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por Lakers ia dolën ta përmbysin rezultatin dhe e fituan ndeshjen në fund 121-116.

James dhe Stewart u përjashtuan nga parketi pas incidentit. Ky ishte vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017.

Derisa James do të mungojë një ndeshje, Stewart e pësoi me keq dhe do të mungojë dy ndeshje.

Të hënën, NBA njoftoi se Stewart u pezullua sepse e përshkallëzoi incidentin dhe se iu vërsul në mënyrë agresive vazhdimisht Jamesit.

James u pezullua për shkak se e goditi në fytyrë Stewartin në mënyrë të pakujdesshme.

James do të mungojë sonte kur Lakers përballen me New York Knicks./Gazeta Express/