Laura Fazliu ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë medaljen përmes repesazhit - Gazeta Express
string(88) "laura-fazliu-ndalet-ne-cerekfinale-te-boterorit-do-ta-kerkoje-medaljen-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2025 15:04

Laura Fazliu ndalet në çerekfinale të Botërorit, do ta kërkojë medaljen përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

16/06/2025 15:04

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Garuesja kosovare u mposht nga kampionia olimpike dhe botërore, Rafaela Silva, e cila fitoi me Ippon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Xhudistja kosovare u befasua nga kundërshtarja e fuqishme, e cila kreu punë shpejt.

Sidoqoftë, këtu nuk merr fund rrugëtimi i Laurës në këtë Botëror pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Paraprakisht, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska.

Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, ishte më e mirë se italiania Carlotta Avanzato.

E në çerekfinale ajo u ndal nga braziliania Rafaela Silva.

Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëror.

Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova. /Gazeta Express