Volejboll: Luboteni e eliminon Pejën, prek finalen e madhe - Gazeta Express
string(56) "volejboll-luboteni-e-eliminon-pejen-prek-finalen-e-madhe"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2026 22:28

Volejboll: Luboteni e eliminon Pejën, prek finalen e madhe

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2026 22:28

KV Luboteni ka siguruar kualifikimin në finalen e “Play-off”-it në Superligën A për meshkuj, pasi triumfoi bindshëm ndaj KV Peja në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales.

Skuadra nga Ferizaj fitoi në udhëtim me rezultat të pastër 0-3 (21/25, 21/25, 19/25), duke dominuar plotësisht takimin e tretë të serisë dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi vendasve për reagim.

Luboteni kontrolloi ritmin e lojës në çdo set, duke treguar superioritet në të gjitha repartet dhe duke menaxhuar me qetësi momentet kyçe për të mbyllur ndeshjen pa humbur asnjë set.

Me këtë fitore, Luboteni vulos finalen e madhe, ku do të përballet me KV Ferizaj, duke sjellë kështu një tjetër përballje tërësisht ferizajase në luftën për titullin e kampionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement