Akil Gjakova nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudisti kosovar u ndal në luftë për medaljen e bronztë nga turku, Bilal Ciloglu me Ëazaari.
Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akili kaloi raundin e parë pa luftë, ndërsa në të dytin e eliminoi me IPPON xhudistin austriak, Samuel Gassner.
Në raundin e tretë, Gjakova triumfoi përballë britanikut, Benjamin Levy po ashtu me IPPON, duke e siguruar një vend në çerekfinale
Por, xhudisti kosovar u ndal në këtë fazë, pasi u mposht nga gjeorgjiani, Lasha Shavdatuashvili.
Por, Akili mbeti në garë për medaljen e bronztë, të cilën e kërkoi përmes repesazhit.
Fillimisht, në duelin e parë e eliminoi me IPPON xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.
Por, në garën për podium, ishte xhudisti turk, Ciloglu i cili u tregua më i mirë për ta fituar medaljen e bronztë.
Ekipi kosovar e mbyll Kampionatin Europian me një medalje të artë, atë të Distria Krasniqit të fituar dje.
Sot garuan edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, por që u eliminuan herët.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...