Laura Fazliu ia solli Kosovës edhe një medalje të argjendtë nga Grand Slami i Gjeorgjisë - Gazeta Express
string(88) "laura-fazliu-ia-solli-kosoves-edhe-nje-medalje-te-argjendte-nga-grand-slami-i-gjeorgjise"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 14:36

Laura Fazliu ia solli Kosovës edhe një medalje të argjendtë nga Grand Slami i Gjeorgjisë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2023 14:36

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare u mposht në finale nga britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke e lëshuar kështu mundësinë që ta fitonte të artën.

Lexo Edhe:

Ajo i mposhti kundërshtaret një nga një, por fatkeqësisht u ndal në fund, në luftën vendimtare, ku u ndëshkua shkaku i gabimeve të saj, shkruan “Gazeta Express”.

Paraprakisht, në gjysmëfinale Laura e mposhti me Ippon për 25 sekonda australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, por në fund nuk ia doli ta fitonte të artën.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, njëherësh kampione aktuale evropiane.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan edhe dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha mbetën pa medalje dje, kurse nesër do të jetë radha e garueses së gjashtë të Kosovës, Loriana Kuka. /Gazeta Express/