Laura Fazliu e lëshon nga dora medaljen e bronztë, pëson në repesazh - Gazeta Express
string(67) "laura-fazliu-e-leshon-nga-dora-medaljen-e-bronzte-peson-ne-repesazh"

Laura Fazliu e lëshon nga dora medaljen e bronztë, pëson në repesazh

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2024 14:14

Laura Fazliu nuk ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Fazliu u mposht në repesazh nga xhudistja holandeze Joanne Van Lieshout me Ippon, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Lexo Edhe:

Deri në këtë fazë, garuesja kosovare erdhi pasi fillimisht eliminoi me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Më pas, në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg sërish me Ippon.

Në cerekfinale u ballafaqua me kubanezen Maylin Del Toro.

Atë fillimisht e hodhi bukur për ëazari e më pas me mbërthim siguroi fitoren me Ippon.

Fazliu u ndal në gjysmëfinale, duke pësuar me Ippon nga garuesja polake, Angelika Szymanska.

Nesër garon xhudistja tjetër nga Kosova, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kg.

Ditën e premte, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kg, kurse Flaka Loxha u ndal në rrethin e tretë në kategorinë 57 kg./Gazeta Express