Latifi reagon pas marshit të kosovarëve në Prishtinë në përkrahje të Palestinës - Gazeta Express
string(79) "latifi-reagon-pas-marshit-te-kosovareve-ne-prishtine-ne-perkrahje-te-palestines"

Latifi reagon pas marshit të kosovarëve në Prishtinë në përkrahje të Palestinës

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 14:48

Dhjetëra kosovarë janë grumbulluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në përkrahje të popullit palestinez, pas konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme në mes të Palestinës dhe Izraelit, shkruan Express.

E që pas këtij marshit ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar duke thënë se ambasadori palestinez në Beograd iu ka dërguar mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se mesazhi i ambasadorit është me mendje e zemër me protestuesit në Prishtinën e Serbisë.

“Ambasadori palestinez në Beograd mesazh protestuesve anti-Izrael në Prishtinë: Me mendje e zemër jam me ju, atje në Prishtinën e Serbisë!”, ka shkruar Latifi.

Kujtojmë që ambasadori palestinez kohë më parë kishte deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë dhe që s’do ta njohin në asnjë mënyrë si shtet.

Para dy ditësh në Beograd, palestinezët kanë protestuar kundër Izraelit, teksa në një prej pankartave të tyre ka qenë e shkruar: “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi, dhe Palestina është shtet”