Latif Gashi: Kurti hyri në gjynah, s'pranoi që Adem Demaçi të bëhej president - Gazeta Express
string(74) "latif-gashi-kurti-hyri-ne-gjynah-spranoi-qe-adem-demaci-te-behej-president"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 18:21

Latif Gashi: Kurti hyri në gjynah, s’pranoi që Adem Demaçi të bëhej president

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 18:21

Ish-deputeti Latif Gashi në FRONTAL të T7 ka rrëfyer një histori të vitit 2010. Ai ka thënë se në atë kohë kishte qenë dëshirë e Hashim Thaçit për ta bërë Adem Demaçin president, megjithatë sipas tij, Kurti nuk e kishte mbështetur një gjë të tillë.

Ai ka thënë se Kurti “ka hyrë në gjynah” me një veprim të tillë meqë e ka pasur në dorë për ta bërë Demaçin president.

“Në 2010 kam qenë deputet. Famtir Sejdiu është dashtë me dhanë dorëheqje. Thaçi pati qëf me e bo Adem Demaçin president. Më tha të lutem me shku me bisedu me bacin Adem, nëse Albin Kurti e voton, nëse e voton bacin Adem për president, unë e bëj bacin Adem President. Shkova në banesë të bacit Adem, i takova Shefqet Sylejmanin dhe Shasivar Makollin. Po i tregoj bacit Adem, porosinë e Hashim Thaçit”, ka thënë Latifi në Frontal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement